Mbi iniciativën

Partnerët Shqipëri po zbaton nismën pilot “Për një qeverisje lokale më të mirë përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së keshillave Bashkiak. Qëllimi i nismës është të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në nivel vendor dhe të kotribuojë në qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit përmes ngritjes dhe përdorimit të platformës e-qeverisjevendore.com.

Platforma e-qeverisjevendore.com do të shërbejë për të informuar qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe komunitetet në përgjithësi mbi aktivitetin e këshillit bashkiak

Gjatë vitit 2016 do të monitorohen mbledhjet e këshillit bashkiak Kuçove dhe Lezhë.

Nëpërmjet kësaj platforme gjithë qytetarët e interesuar dhe grupet e interesit, do të kenë mundësi të ndjekin drejt për së drejti dhe përmes regjistrimit mbledhjet e këshillit bashkiak, do të informohen mbi projekt-vendimet e propozuara për këshillin nga stafi i bashkisë, diskutimet e këshilltarëve mbi draftet, vendimet e miratuara nga anëtarët e këshillit të bashkisë dhe zbatimin e këtyre vendimeve.

 

Ky projekt mbeshtetet financiarisht nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura jane te autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit.

embassy-of-the-united-states-of-amercia