Bashkia Lezhë

Bashkia Lezhë

Bashkia Lezhë

Bashkia Lezhë

Njoftime
Edhe për muajin tetor, Këshilli Bashkiak i Lezhës nuk organizon mbled...
Njoftime
Më datë 2 nëntor do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës
Njoftime
Këshilli Bashkiak Lezhë nuk kanë njoftuar dhe zhvilluar asnjë mbledhje...
Njoftime
Ditën e premte, datë 15 prill 2016, ora 14.00 zhvillohet mbledhja e kë...
Njoftime
Nesër, më datë 15 prill zhvillohet mbledhja e këshillit bashkiak Lezhë...

Bashkia Lezhë

Sfondi Historik
Lisi (Lezha antike), është një ndër vendbanimet më të hershme shqiptare, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të veçantë në historinë iliro-shqiptare. Vetë pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, ka bërë që Lezha qysh në lashtësi e duke vazhduar në ditët tona të jetë një ndër qendrat ekonomike, politike dhe ushtarake më të rëndësishme në vend. Urbanizimi i qytetit të Lezhës nis dhe dokumentohet nga autorët e lashtë dhe përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Gërmimet arkeologjike në këtë qytet kanë treguar se muret rrethuese të qytetit të vjetër datojnë në fundin e shekullit të IV para erës sonë. Sipas historianëve të lashtë, Lezha ka qënë një nga qytetet më të mëdha dhe më të fortifikuara të krejt Ilirisë. Në këtë periudhë njihet si një qytet bregdetar dhe si liman lumor, dhe është një ndër pikat strategjike në luftrat iliro-romake. Këtu në shekullin III para erës sonë, shënohen pikënisjet e sulmeve të flotës ushtarake të mbretëreshës ilire Teuta kundër perandorisë romake. Pavarësisht faktit që Lisi ka qënë qytet vazhdimisht i populluar që në antikitet, studimet e deritanishme lënë ende të hapur diskutimin nëse qyteti është themeluar me të vërtetë që në vitin 385/84 para Krishtit nga Dionisi I i Sirakuzës si një nga kolonitë e tij të Adriatikut, apo nëse bëhet fjalë për një themelim të mirëfilltë ilir të shekullit të III para erës sonë. Mbas pushtimit romak të Ilirisë së Jugut, më 168 para erës sonë, Lezha përmendet si “Municip”. Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan dhe e ruan rëndësinë si qendër ushtarakoadministrative dhe si bazë detare për Adriatikun verior. Gjatë viteve të antikitetit të vonë dhe periudhës bizantine, vërehet një rimëkëmbje e Lezhës. Në fillimin e shekullit të VI, Kështjella e Lezhës është në listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh. Qyteti kthehet në një qendër episkopale dhe përmendet me emrin e Peshkopit Gjon në vitin 592. Në fund të shekullit të VIII, qyteti rifortifikohet, duke ndërtuar kulla të reja dhe përdorur teknika të reja duke bërë që kështjella e Lezhës, të përbëjë një simbiozë të ndërtimeve ilire, romake dhe bizantine. Autorët bizantinë, ndër ta dhe Ana Komnena flasin për rëndësinë e madhe të qytetit të fortifikuar të Lezhës. Në shekujt në vijim, me shpërbërjen e perandorisë bizantine, Lezha do të jetë pjesë e Principatës së Arbërisë, pranë Dukatit të Durrësit të krijuar nga Republika Veneciane. Ajo është një pikë kyç në shkëmbimet tregtare dhe transportin e mallrave, si në rrugët tokësore ashtu dhe në ato detare. Në vitin 1281, Lezha do të njihej si kryeqendër e familjes së Dukagjinëve, por në vitin 1393, do t’i dorëzohet Republikës së Venedikut nga Progon Dukagjini. Lezha do të jetë pjesë e shtetit të Venedikut, megjithë disa ndërprerje deri në vdekjen e Gjergj Kastriotit i cili me 2 mars 1444 organizoi në Lezhë kuvendin e princërve shqiptarë, që njihet me emrin “Besëlidhja e Lezhës”, i cili do të bashkonte princat shqiptarë në luftën e përbashkët antiosmane. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në 1478 Lezha kalon nga sundimi venedikas nën sundimin osman. Midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Lezha si gjithë Shqipëria është qeverisur nga qeveri të përkohëshme, deri në dhjetor të vitit 1924 kur në fuqi vjen Ahmet Zogu. Në periudhen e qeverisjes se Ahmet Zogut (1924-1939) Lezha ka qënë nënprefekturë e Shkodrës. Nga viti 1945 deri në vitin 1992 Lezha, do të jetë në sundimin e diktaturës komuniste. Me shndërrimet demokratike, në vitin 1992 qyteti i Lezhës u organizua në Bashki.

Demografia
Popullsia në Bashkinë Lezhë është afersisht 130000 banorë. Sipas të dhënave të Bashkisë Lezhë, trendi i rritjes të popullsisë së Lezhës në periudhën 2005-2013 është 15%, ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në Qarkun e Lezhës ka pësuar rënie sipas censusit të vitit 2011, 19% në nivel qarku, dhe 8% në nivel kombëtar. Rritja e vërejtur në popullsinë e Lezhës ka ardhur pasi qyteti vazhdon të jetë preferencë e lëvizjeve migruese të banorëve të zonave, kryesisht rurale veriore e veriperëndimore. Lëvizjet e brendshme të popullsisë kanë vazhduar dhe gjatë periudhës 2005-2012. Gjithsesi të dhënat flasin për ulje të ndjeshme të popullsisë banuese e cila ka imigruar në qytetin e Lezhës, nga 6% në vitin 2005 në 1% në vitin 2012. Krahasuar me vitin 2005, emigrimi i banorëve jashtë vendit është ulur 57% në vitin 2012. Qyteti i Lezhws ka nivelin më të lartë të urbanizimit në Qarkun Lezhë me 5,311 banorë për km2, dendësi shumë më e lartë se mesatarja rajonale 140 banorë për km2. Gjatë viteve 2011-2014 popullsia në grupmoshën 0-14 vjeç është ulur me 1%, ajo 15-60 vjeç është rritur 6% dhe mosha e tretë me 19%. Struktura gjinore e popullsisë është pothuaj e njëjtë, 49% gra dhe vajza dhe 51% burra dhe djem. Popullsia e Bashkisë Lezhë i përket besimit kryesisht katolik dhe atij mysliman. Numri i popullsisë së komunitetit rom dhe egjiptian në Bashkinë Lezhë është 1,330 persona dhe përbën 5% të popullsisë totale të Bashkisë. 70% e këtij komuniteti jeton në lagjen “Skënderbeg” nw qytetin e Lezhws, ndërsa 30% prej tyre janë shpërndarë në lagje të tjera dhe nw Shwngjin dhe Rrilw.

Shtrirja Gjeografike dhe Klima
Lezha ndodhet në pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, në koordinatat gjeografike 41o57’/41o39’ gjerësi veriore dhe 19o32’/19o 53’ gjatësi lindore. Qyteti i Lezhës është i vendosur në një reliev në përgjithësi të ulët, në lartësi 5 metra mbi nivelin e detit dhe gjendet mjaft pranë një diversiteti të larmishëm të relievit (mal, kodër, lumë dhe mal), klimave e mikroklimave dhe për pasojë të florës, faunës dhe biodiversitetit në përgjithësi. I rrethuar nga laguanat Kunë e Vain, plazhi i bukur i Shëngjinit dhe bukuritë malore të Velës, qyteti është i shtrirë në të dy anët e lumit Drin. Kufijtë administrativë të kësaj Bashkie janë në veri bashkia Vau i Dejes, në lindje Bashkia Puke ne Verilidnje Bashkia Mirdite dhe në jug Bashkia Kurbin, ndërsa nw perëndim bashkia del nw detin Adriatik pwr 29 km. Qyteti i Lezhës është njëkohësisht dhe qendra administrative e Qarkut Lezhë dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 456.8 km2. Për vetë pozitën gjeografike, nw bregder dhe me reliev në përgjithsi të ulët, qyteti i Lezhës karakterizohet nga një klimë e butë mbizotëruese e tipit mesdhetar, verë e nxehtë dhe e thatë, me dimër të butë dhe të lagësht. Temperaturat në qytetin e Lezhës luhaten nga minimumi 7oC deri në 24oC, me një vlerë mesatare të temperaturës vjetore 14-16oC. Sasitë e reshjeve vjetore luhaten nga 1,400-1,600 mm reshje.