Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Bashkia Kuçovë

Njoftime
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet më datë 29 sh...
Njoftime
Në datë 29 shtator u zhvillua Mbledhja e Këshillit Bashkiak Kuçovë...
Njoftime
Njoftim për mbledhjen e këshillit të bashkisë Kuçovë dt_12_02_2016...

Bashkia Kucovë

Kuçova është një qytet në Shqipërinë e Mesme rreth 85 km larg nga Tirana. Bashkia e re e Kuçovës ka një sipërfaqe prej 160.23 km ² dhe nje popullsi rreth 56mije banorë, duke përfshirë tre Njësitë Administrative Perondi, Kozare dhe Lumas. Ajo mbulon një territor të pasur në burime natyrore mbi lumenjtë e Osumit dhe Devollit. Kjo zonë ka një reliev kodrinor–fushor dhe klimë mesdhetare.

Qyteti i Kuçovës ka një të shkuar si qytet industrial për shkak të burimeve natyrore të naftës dhe gazit, rreth të cilave në vitet 50 u krijua një rrjet i tërë industrial. Megjithëse nafta dhe gazi natyror mbeten burimet kryesore të qytetit të Kuçovës këto kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të shpërbërjes së ndërmarrjeve shtetërore të shfrytëzimit dhe përpunimit të naftës dhe mungesës së investimeve.
Qytetaret e Kuçoves kane tre fe kryesore, Muslimane 70%, Ortodokse 25% dhe Katolike 5%.

Kuçova ka qenë vendbanimi I hershëm Ilir I fisit Desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet edhe sot Kisha e vjeter e Shën Nikollës), del se kjo treve ka qenë nje vendbanim I lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtotore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë ( 10 m gjerësi dhe 50 m gjatësi), të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar ( I ekspozuar në muzeun e Beratit), I cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën, si dhe në të gjithë zonën. Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetrrjedhje. Ne fund të viteve 1700- fillimi I viteve 1800, banorët kuçovarë si fiset e vjetra Beqollarët, Skurot e më vonë Kurtet, kanë shitur naftë bruto për myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatuese më e pas për djegie.

Ne vitet e Luftës së Parë Botërore, në periferi të Kuçovës ( aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog , pjesëtar I ketij efektivi vuri re se uji I përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shetiti me këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 e deri ne vitin 1924, në Kuçovë erdhën më shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA ( Azienda Italiana Petroli Albania), nje shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria Amrikane e Naftes si dhe shoqeri franceze etj.
Ne vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër “, u shpua e dha naftë pusi I parë në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake.

Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Boterore, sidomos në vitet 1975-1990. Në vitin 1951, me vendim të veçantë të Qeverisë Shqiptare, në Kuçovë u krijuan 11 ndërmarrje ekonomike, ndërsa në vitin 1970 radhitej ndër qëndrat më te zhvilluara në shkallë vendi. Në këtë periudhë në Kuçovë shtrinë veprimtarinë shtrinë veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të rëndësishmët ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Laboratori Shkencor I Naftës, Fabrika e Tullave , Fabrika e Pluhurave Larës , Shkolla e Mesme e Naftës etj.

Zakonet dhe traditat e vjetra kulturore kanë krijuar karakteristikat kryesore te komunitetit si toleranca, mikpritja, vullneti për te krijuar partneritete, admirimi I arteve të bukura dhe perfaqësimi I ideve të reja etj. Banoret e Kuçovës flasin dialektin tosk, pa ndryshime të dukshme më të foluren letrare shqipe, veshja është ajo e tipit të Myzeqesë.